Zbulimi i drogës në një makinë | Foto: Policia e Kosovës

Policia Jep Detaje për Drogën e Konfiskuar në Merdar

Policia në një komunikatë për media të lëshuar sot dha detaje për drogën e konfiskuar dje në një makinë me targa sllovene.

Sipas policisë, makina ku u gjet droga i takon një kompanie sllovene.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar (dalje), më 11.02.2017,  në ora 13:20, është ndaluar vetura me targa te Sllovenisë, pronë e një firme sllovene, e drejtuar (me autorizim) nga një shtetas i Kosovës,” thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas forcave të rendit, makina që dyshohej se po bartte drogë u kontrollua detajisht dhe më pas u transportua në Prishtinë për të vërtetuar dyshimet se në të fshiheshin narkotikë.

“Me urdhër të prokurorit dhe Gjykatësit të Procedurës Paraprake është kryer kontrolli i veturës. Në pjesë të ndryshme të saj janë gjetur të fshehura 39 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 12kg e 634 g, të substancës narkotike marihuanë,” sqaron policia.

Ajo njofton se arrestoi personin me inicialet D.M. të lindur në vitin 1988 dhe konfiskoi marihuanën e gjetur në makinë.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi dje për gjetjen e drogës në këtë makinë.

http://kallxo.com/ne-merdare-ndalet-vetura-12-kilograme-narkotik/

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksione tjera të policisë kundër narkotikëve.

http://kallxo.com/kapet-marihuana-destinacion-serbine/

Edhe “Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën “Policia” shpesh transmetoi aksionet e policisë kundër drogës.

http://kallxo.com/fundi-rrjetit-te-droges-shqiperi-kosove-serbi/

http://kallxo.com/policia-konfiskon-droge-ne-zubin-potok/

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-policit-per-transport-marijuane/