Pamje nga vendi i aksidentit - Foto: KALLXO.com

Policia Jep Detaje për Aksidentin te Liqeni i Badovcit (Foto)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi sot paradite në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, më saktësisht te Liqeni i Badovcit.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, ka thënë për KALLXO.com se dyshohet se bëhet fjalë për një vetaksident.

Sipas zëdhënëses, në këtë aksident lëndime ka pësuar një person.

“Sipas informatave të para bëhet fjalë për një vetaksident, ku i lënduar ka mbetur një person, i cili ka marrë lëndime të lehta trupore”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.

Pak kohë parë, KALLXO.com raportoi sot se një automjet kishte dalë nga rruga dhe kishte rënë poshtë afër Liqenit të Badovcit.

http://kallxo.com/foto-nje-automjet-rrokulliset-te-liqeni-i-badovcit/

Ndërsa, më poshtë mund t’i gjeni fotot nga vendi i ngjarjes të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar.