Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë- Podujevë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas Policisë, aksidenti mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 15:40.

“Dy automjete kanë qenë të përfshira në këtë aksident. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

KALLXO.com raportoi pak më herët për këtë aksident në të cilin ishin përfshirë dy vetura, një e markës Volkswagen dhe një Hyundai.

Siç shihet në fotot e siguruara nga KALLXO.com, dy veturat kanë pësuar dëmtime.

Në vendin e ngjarjes janë njësitë e Policisë.

ETIKETA

23 Prill 2019 - 17:43

Afërdita Fejzullahu 23/04/2019 - 17:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend