Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë- Gjilan

Policia Rajonale e Prishtinës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi sot pasdite në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, në këtë aksident janë përfshirë një automjet i llojit Citroën(Pick up) dhe nje autobus.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit dhe një pasagjer nga i njëjti automjet. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha për KALLXO.com Florie Ahmeti-Haziraj.

KALLXO.com raportoi më parë për këtë aksident, gjatë të cilit u pa të jetë rrokullisur një automjet.

https://kallxo.com/foto-aksident-ne-rrugen-prishtine-gjilan-rrokulliset-nje-veture/

Po ashtu, në foto shihet se në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca.