Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë.

KALLXO.com disa minuta më parë raportoi në lidhje me këtë aksident.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj, tha për KALLO.com se këmbësori është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:00 kemi  marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në spital për trajtim mjekësor ndërsa, me rastin po merret njësiti i trafikut”, shtoi ajo.

https://kallxo.com/foto-vetura-godet-kembesorin-ne-rrugen-prishtine-fushe-kosove/

www.kallxo.com