Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Gjilan- Prishtinë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Gjilan- Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc.

Sipas tij, dy persona kanë mbetur të lënduar në këtë aksident.

“Të njëjtit janë dërguar në Spital për trajtim mjekësor”, tha Ismet Hashani.

Zëdhënësi I Policisë tha se në bazë të hetimeve të para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tejkalimi i pasigurt.

Policia është duke u marrë me rastin.

KALLXO.com raportoi pak më parë për këtë aksident.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes.