Policia jep detaje për aksidentin mes autobusit dhe kamionit në Gjakovë

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

Policia ka dhënë sot detaje rreth këtij aksidenti, ku sipas policisë, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona, tre burra dhe gashtë gra.

Të lënduarit nga ky aksident sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.

KALLXO.com ka raportuar dje për aksidentin mes autobusit dhe kamionit në fshatin Rakovinë të Gjakovës.

23 Maj 2019 - 13:06

Afërdita Fejzullahu 23/05/2019 - 13:06
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend