Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksidentit me fatalitet që ka ndodhur në rrugën “Eliot Engell” në ora 20:45.

Në këtë aksident, sipas PK ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima).

Policia e Kosovës thotë se viktima e aksidentit është një burrë i moshës rreth 70 vjeç. Vdekja e këmbësorit është konstatuar nga mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Policia e Kosovës thotë se i dyshuari është arrestuar.

“Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor. ​Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës thotë se Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

ETIKETA

11 Maj 2019 - 23:00

Adelina Ahmeti 11/05/2019 - 23:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend