Policia jep detaje lidhur me sulmin ndaj administruesit të Testit të Maturës

Një nxënës sot dyshohet se ka sulmuar fizikisht një administrues në qendrën e testimit në shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan derisa po mbahej faza e dytë e Testit të Maturës.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë  së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe se janë dy persona të lënduar.

“Rreth orës 11:30 sot kemi pranuar informatën për një sulm fizik në një shkolle në Lipjan. Në këtë rast kanë qenë të përfshirë dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.  Rasti lëndim trupor është iniciuar në stacionin policor te Lipjanit dhe po trajtohet nga njësitë kompetente”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Faza e dytë e Testit të Maturës ka filluar dje ku dhe në këtë fazë testi ka rrjedhur online.

Përmes një grupi në Facebook “Testi i Maturës 2019”, nxënësit e Ferizajt dhe Gjilanit kanë kërkuar ndihmë për pyetjet e testit që kanë pasur një lëndë zgjedhore. Kurse gjatë ditës së nesërme do të mbahet në Prizren dhe Gjakovë.

https://kallxo.com/testi-i-matures-publikohet-online-edhe-ne-fazen-e-dyte/

.