Islam Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës

Policia interviston Islam Pacollin për sulmin ndaj oficerit të sigurisë

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se një oficer sigurimi i Ministrisë së Drejtësisë, është sulmuar nga një deputet.

Deputeti Islam Pacolli për të cilin raportuan mediat se ishte ai që sulmoi oficerin policor, për KALLXO.com pati thënë se nuk ka sulmuar askënd duke shtuar se ai ka respekt për policinë.

Dy ditë më parë kur u raportua për sulmin, Islam Pacolli nuk ishte paraqitur në polici, nën arsyetimin se do të shkonte ta jepte deklaratën e tij pas iftarit.

Gjatë ditës së djeshme, Pacolli ka dhënë deklaratën e tij në polici në lidhje me sulmin ndaj oficerit policor.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar intervistimin e Pacollit.

“Po palët e përfshira janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit të rastit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Borovci.

Islam Pacolli gjatë ditës së sotme edhe në seancën plenare ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës për ta mohuar sulmin ndaj oficerit të sigurisë të Ministrisë së Drejtësisë.

https://kallxo.com/islam-pacolli-mohon-sulmin-ndaj-oficerit-te-sigurise-ne-ministrine-e-drejtesise/

https://kallxo.com/islam-pacolli-flet-per-dyshimet-se-sulmoi-policin/

https://kallxo.com/oficeri-i-sigurise-i-ministrise-se-drejtesise-sulmohet-nga-nje-deputet/