Policia Holandeze Arrestoi Katër të Dyshuar për Terrorizëm

Policia holandeze arrestoi katër persona, një prej të cilëve qytetar suedez, i dyshuar për përfshirje në aktivitetet terroriste, njoftuan sot autoritetet vendore.

Një prej personave, të moshës 29-vjeç, mbërriti me aeroplan nga Stokholmi, ndërkohë që tre të tjerë, të moshës 21, 23 dhe 30-vjeç, janë me origjinë nga qytetet e Flardingue, Delft dhe Gouda, në jugperëndim të Holandës.

Policia, që ka ushtruar kontrolle në disa shtëpi në këto tre qytete, deklaroi se kishte sekuestruar disa dokumente.

Asnjë armë apo eksploziv nuk u zbulua. I arrestuar në Roterdam vitin e kaluar, një qytetar holandez u dënua me katër vjet burg në nëntor për planifikimin e një atentati.