Ilustrim

Policia gjen sasi të mëdha të fishekëve në Kaçanik

Një kaçanikas ka informuar policinë e Kosovës para dy ditësh se gjatë punimeve në pronën e tij ka hasur në disa mjete eksploduese.

Njësia për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin.

Në raportin shtesë të Policisë së Kosovës raportohet se janë gjetur edhe 435 kutia me nga 47 copë fishek të kalibrit 14.57 mm gjithsej 20445 fishek dhe të njëjtit janë tërhequr nga njësiti policor.

https://kallxo.com/arsenal-municioni-e-eksplozivi-gjeti-brenda-oborrit-ne-kacanik/