ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Policia Gjen Marihuanë në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se mes datave 26 nëntor dhe 11 dhjetor në Burgun e Dubravës, në lokacione të ndryshme, në 10 raste ka konfiskuar disa substanca narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë në këto operacione janë konfiskuar rreth 17.80 gramë substancë narkotike.

Raporti thotë se konfiskimi i narkotikëve u bë nga njësitet e antidrogës në Pejë në bashkëpunim me gardianët e burgut.