Policia gjen drogë gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë

Një sasi e madhe e drogës është gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së një personi të dyshuar, i cili është arrestuar nga policia pasditen e djeshme.

Policia ka njoftuar se me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, ku është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancave narkotike.

Në njoftimin e policisë huhet se në shtëpi janë gjetur një sasi marihuanë, një qese me narkotikë më pesë 2.9 gramë, një qese me peshë 1.5 gramë, një çantë e zbrazët që dyshohet se është përdorur për transport të narkotikëve është gjetur substancë narkotike me peshë 0.2 gram, ndërsa në garazhin e shtëpisë janë gjetur një peshore digjitale, narkotikë të llojit marihuanë me peshë prej 1.3 gramë, ndërsa në oborrin e shtëpisë fqinje është gjetur një çantë në të cilën kanë qenë 7 (shtatë) paketime me narkotikë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë 7959.2 gramë.

Qanta e cila është gjetur, sipas policisë është vërejtur se është hedhur nga kati i lartë i shtëpisë së të dyshuarit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për posedim të paautorizuar të narkotikëve.