Foto-ilustrim: Policia e Kosovës

Policia Gjen Armë në Kërkim të të Dyshuarit për Vrasje

Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në orët e para të ditës së djeshme në Prishtinë ndodhet ende në arrati.

Sipas policisë, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por aty nuk është gjetur as ai e as ndonjë gjë tjetër e dyshimtë.

Megjithatë, policia njofton se në një objekt ku dyshohej se është fshehur i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen e djeshme, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë.

“Është  kontrolluar një  objekt ku dyshohet që ishte fshehur i dyshuari, me këtë  rast  janë  gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra  armë  dyshohet që  ishte përdorur në  rast  dhe  një veturë të  cilën e ka shfrytëzuar i dyshuari”, thuhet në raport.

Policia dje në mëngjes njoftoi se nga të shtënat në Prishtinë është vrarë një person dhe është plagosur një tjetër.

http://kallxo.com/nje-vrare-ne-prishtine/

Policia sot bëri të ditur se e plagosura ditën e djeshme ndodhet jashtë rrezikut për jetë.