Foto: Ilustrim

Policia Flet për Grabitjen e Armatosur në Fushë Kosovë

Një 38 vjeçar me inicialet F.S, është arrestuar pasi dyshohet se nën kërcënim të armës grabiti para dhe dokumente.

Dje  në orët e pasdites sipas Policisë së Kosovës tre persona të maskuar në një parking në Fushë Kosovë kanë grabitur para dhe një çantë me dokumente personale në zonën industriale.

Pas kësaj ngjarje policia ka ndalur një veturë të dyshimtë, Golf 4, me ç ‘rast zyrtarët policor është dashur të përdorin armë për neutralizim të situatës.

Brenda kësaj veture janë gjetur një pistoletë e kalibrit 8 milimetra ,një pistoletë të plastikës (lodër),  një pale dorëza, dy kapela si dhe çanta e viktimës së bashku me dokumentet personale

I arrestuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën e tentim vrasjes, grabitjes së armatosur si dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose ne shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Sipas raportit policor po vazhdohen hetime dhe përpjekjet për identifikimin e të dyshuarve të tjerë.