Policia në trafik (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Policia fillon kontrollimin e automjeteve të transportit publik, shqiptohen rreth 170 gjoba

Njësiti për Kontroll të Autostradave të Kosovës gjatë javës së kaluar ka filluar të zbatoj planin operativ për kontrollimin e automjeteve të transportit publik.

Sipas njoftimit Njësiti i Autostradave, javën e kaluar ka implementuar planin operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”, ku në fokus kanë qenë kontrollimi i autobusëve, kombi busëve si dhe automjetet e taksive.

Gjatë kësaj jave, janë realizuar 35 pika kontrolli, janë kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje.

Policia ka njoftuar se 17 tiketa janë shqiptuar për mungesë të kontrollit gjashtë mujor të mjeteve transportuese, pesë tiketa për automjete të pa regjistruara, 44 tiketa për mungesë të aparatit të zjarrit, dy tiketa për tejkalim nga ana e djathtë, 24 tiketa për mungesë të pajisjeve rezervë,  15 tiketa për drita të parregullta, 7 tiketa për automjete ku ka pasur pasagjer më tepër.

Policia ka njoftuar se tiketa trafiku ka shqiptuar edhe për errësimin e xhamave, ku janë shqiptuar 12 tiketa, katër tiketa për parafango të dëmtuar, tri tiketa për përdorim të telefonit, një tiketë për vozitje pa patentë shofer, dhe shtatë të tjera për  mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Njësiti i autostradave ka shqiptuar edhe pesë tiketa për tejkalim të shpejtësisë, tetë tiketa për ndalesa pa stacion dhe 9 tiketa për parregullsi në tahograf.

11 Shkurt 2019 - 16:19

Afërdita Fejzullahu 11/02/2019 - 16:19
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend