Policia fillon hetimet për punësimet në Telekomin e Kosovës

Policia e Kosovës ka filluar hetimet për punësimet e fundit në Telekomin e Kosovës të raportuara në media.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me pyetjet tuaja, mund t’ju konfirmojmë se Policia e Kosovës në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë ligjore është duke e trajtuar si rast”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ditëve të fundit, në media është raportuar për punësimet familjare të disa deputetëve dhe zyrtarëve të lartë.

Para disa ditëve, në Telekomin e Kosovës është punësuar djali i deputetit nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili për KALLXO.com ka thënë se djali i tij është punësuar me konkurs të rregullt.

“Secili e ka të drejtën e vet. Ka aplikuar në konkurs të rregullt, është pranuar dhe kaq është historiku. A me vdekë urie? Çka kam faj unë që jam deputet?”, ka thënë Muharrem Nitaj për KALLXO.com.

https://kallxo.com/muharrem-nitaj-flet-per-punesimin-e-djalit-te-tij-ne-telekom/

.