Hamdi Haklaj, Foto: Policia e Shtetit

Policia e Shtetit kërkon Hamdi e Zyflie Haklajn

Motër e vëlla janë duke u kërkuar nga ana e Policisë së Shtetit për veprën penale vrasje, për të cilën janë të dënuar me nga 25 vjet burgim.

Hamdi Haklaj e Zylfie Haklaj por edhe disa të tjerë janë publikuar në faqen zyrtare të policisë të cilët po kërkohen për veprat e kryera.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e të kërkuarve.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Kukësit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hamdi e Zylfie Haklaj janë nga Tropoja.

Hamdi Haklaj, Foto: Policia e Shtetit
Zylfie Haklaj, Foto: Policia e Shtetit

Të dy janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe janë të njohur në rastin “Dosja Tropoja”.

Të tjerët të kërkuar nga ana e Policisë së shtetit janë këta;

Ahmet Xhebexhia për veprën penale vrasje

Alban Dollapaj për veprën penale vrasje

Abdyl Adem Gjoka për veprën penale vrasje

Hamdi Bardhoshi për vrasje

Fatos Iseberi për vrasje

Ymer Hasani për vrasje

Imset Bardhoshi për veprën penale vrasje

Idriz Isufaj për veprën penale vrasje

Luan Demaj për veprën penale vrasje

Isa Kërrnaja për veprën penale vrasje

Liman Matranxhi për veprën penale vrasje

Shkelzen Osmani për veprën penale vrasje

Avni Palushi për mashtrim

Besmir Xhebexhia për vrasje