Policia e Serbisë kontrollon në detaje pjesmarrësit e festivalit 'Mirëdita, dobar dan!' - FOTO

Sot në Beograd pritet të filloj festivali ‘Mirëdita, dobar dan!”.

Organizata të shumta si dhe media nga Kosova  janë ndaluar në pikën kufitare në Merdare dhe janë duke u kontrolluar në detaje duke përfshirë edhe posterët e festivalit.

Mbrëmë në Beograd janë mbajtur protesta në kundërshtim të këtij festivali dhe pritet që protesta të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Festivali kulturor do të filloj në sot dhe do të zgjas deri më 1 qershor.

Gazetarja e KALLXO.com Arta Sopi raporton se dy partolla të policisë së Serbisë janë duke i shoqëruar gjatë udhëtimit për në Beograd pjesmarrësit nga Kosova të festivalit  ‘Mirëdita, dobar dan!’