Sevdai Radogoshi- Qumili I Foto: Facebook

Policia e Kosovës, Kallëzim Penal për ‘Qumilin’ (DOKUMENT)

Vetëm një ditë pasi KALLXO.com raportoi për incidentin për të cilin humoristi nga Gjakova, Sevdai Radogoshi- Qumili u shoqëruar në Polici, hetuesit e Gjakovës kanë ngritur kallëzim penal ndaj tij në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të kallëzimit penal i cili është dorëzuar në prokurori më 16 maj ndërsa dorëzimi i kallëzimit penal është konfirmuar edhe nga komandanti i policisë së Gjakovës, Kristë Gjoka.

“Kallëzimin e kemi dorëzuar në prokurorinë kompetente”, ka thënë Gjoka për KALLXO.com.

Në kopjen e kallëzimit të siguruar nga KAllXO.com, Radogoshi pretendohet të ketë kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Hetuesi i rastit ka përshkruar në këtë kallëzim ankesën e motrës së Sevdai Radogoshit, Florandës, e cila ishte ankuar në polici për sulm fizik ndaj saj veprime këto të cilat janë mohuar nga Radogoshi  në deklaratën e dhënë në polici.

http://kallxo.com/qumili-shoqerohet-ne-polici/

Humoristi Sevdai Radogoshi ishte shoqëruar për disa orë në polici pasditen e 12 majit pas ankesave të motrës së tij për sjellje jo të mirë.

I kontaktuar nga KALLXO.com Radogoshi kishte mohuar çdo mundësi që të ketë sulmuar të motrën.

“Askush s’e ka goditur dhe askush nuk dëshironte ta largojë nga shtëpia. Përkundrazi, ne e kemi mbajtur në atë shtëpi”, pati thënë Radogoshi.

kallezimi penal per sevdai radogoshin