Aksidenti në Qyshk të Pejës

Policia: Dy të lënduar nga aksidenti i veturës me trenin në Pejë

Dy persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe trenit, në fshatin Qyshk të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë për KALLXO.com se personat e lënduar, aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin Rajonal të Pejës.

“Për gjendjen e tyre nuk kemi konfirmim ende, mund t’i pyesni ata nga emergjenca e spitalit. Për detaje tjera ju njoftojmë pas përfundimit të rastit, meqë njësitet rajonale të komunikacionit rrugor janë duke u marr me rast.”, ka thënë Ibra.

KALLXO.com më herët kishte raportuar se një veturë ishte përplasur me trenin i cili ka kaluar në ato momente aty.

https://kallxo.com/peje-vetura-perplaset-me-trenin-foto/