Policia deklarohet për protestat e paralajmëruara në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës thotë se është e gatshme që të ruaj rendin dhe qetësinë publike pas protestave të paralajmëruara nga qytetarët serbë të veriut, pas taksës së vënë nga Kosova për 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani në konferencë të jashtëzakonshme tha se janë në dijeni të paralajmërimeve për protesta.

“Policia i disponon informacionet rreth lajmërimit të protestës, e cila mund të jetë në orën 12:00. Ne si polici çdo herë konform informacioneve bëjmë edhe planifikimet tona operacionale për ruajtjen e  rendit dhe të qetësisë publike. E njohim të drejtën  secilit qytetar për të protestuar. Do të jemi të kujdesshëm të veprojmë sipas situatës”, tha Kelani.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me aksionin e sotëm në veri:

https://kallxo.com/specialet-ne-veri-bastiset-shtepia-e-milan-radoiciqit/