Ilustrim...

Policia bastisë dy shtëpi në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka bastisur dy shtëpi në qytetin e Suharekës.

Në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zoraki me një karikator me 49 fishekë të kalibrit 9 mm.

Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër policia ka gjetur një pushke gjuetie, një rrethore fishekësh dhe 14 fishekë të kalibrit 12GA.

Të dy të dyshuarit fillimisht janë arrestuar e pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.