Arma e konfiskuar nga Policia e Kosoves Foto: Policia e Kosoves

Policia bastis një lokal në Junik, konfiskon një armë TT

Policia ka kryer bastisje në një lokal në rrugën Junik-Herqe ku kanë gjetur armë.

Gjatë basistjes, Policia e Kosovës ka gjetur një armë të tipit TT cal.7.62 dhe 72 fishek të këtij kalibri.

“Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari A.P. m/k/sh, i (lindur) 1980 është arrestuar, me ç’rast është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të vazhdohet me procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se për mos-respektimin e orarit të punës në ketë lokal, do të merren masat adekuate nga zyrtarët përkatës komunal.