Policia arreston të dyshuarin për rregullim të certifikatave false për veteranët e UÇK-së

S. Sh. i dyshuar për falsifikim të dokumentit dhe mashtrim është arrestuar gjatë ditës së sotme nga ana e policisë.

Policia ka sqaruar se i dyshuari S. SH, dyshohet të këtë rregulluar certifikata dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para.

“Policia e Kosovës gjatë aplikimit të teknikave të avancuara dhe angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë ka siguruar si prova materiale certifikata dhe vërtetime të dyshuara për falsifikim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, i njëjti kishte pajisur me certifikata dhe vërtetime të veteranëve të UÇK-së tre persona, përderisa ekzistojnë dyshimet se i njëjti përveç këtyre personave mund të ketë pajisur me dokumente të tilla edhe persona të tjerë, për të cilët PK-ja është duke kryer hetime.

“Policia e Kosovës për të njëjtin rast do të ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore, pasi që dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet tutje në njoftim

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

 

14 Mars 2019 - 16:28

Adelina Ahmeti 14/03/2019 - 16:28
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend