Policia arreston të dyshuarin për plagosjen në Prishtinë

J.Uka 35 vjeç është arrestuar nënë dyshimin se është autor i plagosjes që ndodhi sot në Prishtinë.Arrestimi i tij sipas zëdhënëses së policisë Florie Ahmeti është kryer në fshatin Hajvali të Prishtinës ku është konfiskuar edhe arma e dyshuar si arma e krimit.Në mesditë në rrugën Xheladin Kurbaliu një person u qëllua me armë zjarri. Personi në fjalë sipas policisë ka kërkuar ndihmën e mjekut në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.