Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë zjarri – VIDEO

Në kuadër të rubrikës “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, këtë javë u transmetuan pamje nga aksioni policor në Pejë, për një rast të gjuajtes me armë zjarri.

Pas pranimit të informatës se në rrugën “Adem Gjuka” në Pejë,  se ka pasur të shtëna me armë zjarri, patrulla e policisë niset për në vendin e ngjarjes, ku para shtëpisë ku ka ndodhur rasti gjen fillimisht një gëzhojë.

Në pamje shihet se pas bastisjes së shtëpisë ku kishte ndodhur rasti, policia arrinë të arrestojë të dyshuarin, i cili sipas policisë kishte qenë në gjendje të dehur.

Në rubrikën policia, shfaqen edhe pamje kur policia pyet të dyshuarin në lidhje me armën, për të cilën ai mohon se e posedon.

Me ndihmën e vëllait të të dyshuarit, policia arrin të gjejë armën me katër fishekë, e cila konfiskohet, ndërsa i dyshuari dërgohet në stacionin policor.

Rubikën policia mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

.

22 Dhjetor 2018 - 07:10

Afërdita Fejzullahu 22/12/2018 - 07:10
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend