Foto: Ilustrim

Policia Arreston të Dyshuarin për 11 Vjedhje në Vushtrri

21 vjeçari me inicialet M. D. është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer 11 vjedhje të rënda, disa prej tyre të mbetura në tentativë.

Me anë të një njoftimi, Policia e Rajonit të Mitrovicës, ka thënë se orët e mëngjesit të sotëm, është identifikuar dhe arrestuar një person për kryerjen e disa vjedhjeve të cilat janë cilësuar vjedhje të rënda.

Vjedhjet sipas policisë, kanë ndodhur në zonën e Vushtrrisë.

Policia në bazë të provave të siguruara ka arrestuar 21 vjeçarin me inicialet M. D, nën dyshimin se ka kryer 11 vjedhje të rënda.

Policia po ashtu ka njoftuar se në momentin e arrestimit i dyshuari posedonte, një maskë, një shufër metalike dhe dy kaçavida.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.