Ilustrim

Policia arreston hajnin që vodhi ari në kishën e Obiliqit

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për vjedhje në kishën ortodokse në fshatin Babimoc të Obiliqit në muajin e kaluar. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se i dyshuari në kishë ka vjedhur një shumë të parave (denarë) dhe disa stoli ari.Policia ka njoftuar se pas një pune intensive të njësisë së hetimeve të Stacionit policor në Obiliq, është identifikuar dhe arrestuar i  dyshuari nga komuniteti rom, në shtëpinë e tij në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë.Sipas PK-së, i dyshuari ka  pranuar se ka kryer këtë vepër penale. Pas konsultimit me  prokurorin kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.