Ilustrim

19 vjeçari besohet se vodhi bastoren në Mitrovicë

Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia në Mitrovicë, nën dyshimet për vjedhje në një bastore.

“Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Arrestimi i të dyshuarit E. S., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një bastore sportive dhe ishin vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia njofton se pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.