Paratë e konfiskuara nga bastisja, Foto: Policia e Kosovës

Policia arreston 54 vjeçarin për fajde në Lipjan - FOTO

Në një fshat të Lipjanit gjatë ditës së sotme policia ka bastisur një shtëpi të një personi të dyshuar për pjesëmarrje në fajde.

Sipas një njoftimit të policisë, një 54 vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në fajde.

Prova e materiale të cilat janë grumbulluar nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, kanë bërë që Gjykata Themelore në Prishtinë të lëshojë urdhër kontrolli për shtëpinë dhe objektet përcjellëse të 54 vjeçarit me inicialet B.S.

Policia ka arritur që gjatë bastisjes të konfiskojë një mori provash të cilat lidhen me veprën të cilën dyshohet se po kryente 54 vjeçari.

“Janë sekuestruar dy vetura (Audi A6 dhe Audi A4), të cilat mendohet se janë blerë me para të fituara me veprën penale fajde, 29 mijë e 520 euro, të cilat po ashtu dyshohet se i dyshuari i ka fituar me anë të kryerjes së veprës penale, dy telefona celularë, një USB-i dhe një fletore me shënime (dyshohet se janë të dhënat e viktimave dhe shuma e parave që ka dhënë fajde”, ka thënë policia në njoftimin e saj.

54 vjeçar B. S është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i njëjti  është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Paratë e konfiskuara nga bastisja, Foto: Policia e Kosovës
Paratë e konfiskuara nga bastisja, Foto: Policia e Kosovës