Ilustrim

Policia arreston 31 persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni ka arrestuar 31 persona të dyshuar për marrje me prostitucion.

Në operacionin e djeshëm, Policia njofton se në mesin e 31 personave të arrestuar  janë dy femra dhe 29 meshkuj.

“Është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë. Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku me datën 13 shtator 2018 ata janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti  për Kundërvajtje në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.