Polici i plagosur ka dy plagë afër zemrës

Polici i plagosur me armë zjarri sot në Pejë është jashtë rrezikut për jetën.

Kështu ka thënë për KALLXO.com drejtori i Klinikës Torakale, Saudin Maliqi.

Maliqi, i cili e udhëhoqi ekipin operativ, thotë se gjendja e policit të plagosur ka qenë e rëndë por është arritur t’i shpëtohet jeta.

“Ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Dy plagët e marra në kraharor, afër zemrës, e kanë tejshkuar kraharorin dhe kanë dalë prapa duke e kapur mushkërinë dhe kanë shkaktuar gjakderdhje masive. Për fat të mirë arritëm ta sanojmë gjendje kritike dhe pacienti tanimë është jashtë rrezikut për jetë”, tha Maliqi për KALLXO.com.

Sipas tij, zyrtari policor tashmë është në mjekim intensiv dhe pritet që të bëhet më mirë në ditët në vazhdim.

KALLXO.com ka njoftuar sot se Policia e Pejës ka njoftuar se rreth orës 9:45, ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Pejë është pranuar një person i plagosur me armë zjarri dhe pas dhënies së ndihmës në Emergjencë, për shkak të gjendjes së rëndë viktima është dërguar në QKUK.

https://kallxo.com/peje-plagoset-me-arme-zjarri-nje-polic/

Po ashtu, Policia tha se i plagosur është pjesëtar i saj dhe se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e tij.