Polici gjuan me armë të dyshuarit për vjedhje

Dy persona gjatë ditës së djeshme kanë tentuar të kryejnë një vjedhje në një parking të një marketi dhe kanë tentuar ta godasin një zyrtar policor ku më pas ky i fundit është detyruar të reagoj me armë zyrtare.

Policia ka sqaruar se dje në Fushë Kosovë, është raportuar se dy burra të dyshuar, njëri prej tyre i identifikua kanë tentuar që të kryejnë vjedhje në një veturë me targa gjermane, mirëpo pasi kanë vërejtur prezencën e një zyrtari policor, janë futur në një veturë dhe në ikje kanë tentuar t’a godasin viktimën-zyrtarin policor.

Sipas policisë, zyrtari policor në vetëmbrojte ka reaguar duke shtënë dy herë me armën zyrtare në drejtim të dyshuarve, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe IPK-ja të cilat janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokuroria.