Policët e rinj e nisin klasën e parë të shkollës

430 kadetë të Policisë së Kosovës kanë filluar sot trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Sipas njoftimit, kjo është gjenerata e 54-të e Policisë së Kosovës që po fillojnë këtë trajnim bazik.

AKSP përmes një njoftimi ka thënë se instruktorët e Policisë së Kosovës në Akademi kanë inkurajuar kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre që gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses.

“Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardeve ndërkombëtare  për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit”, njofton AKSP.

Kadetët e rinj do të ndjekin këtë trajnim deri në muajin shtator të këtij viti.