
Foto: Ilustrim
Shpërndanin material propagandues kundër festës, arrestohen dy persona në një tyrbe në Gjakovë
06.5.2022 - 19:19
Gjatë një manifestimi tradicional që po mbahej në tyrben ”Pulë” në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona.
Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë hasur duke shpërndarë material propagandues me citate kuranore kundër festës, e cila ishte duke u zhvilluar.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.
Xhurkaj ka thënë se të arrestuarit janë shoqëruar në Stacion Policor në Gjakovë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.