Foto: Policia e Shtetit

Policia arreston pesë të dyshuar që po transportonin njerëz nga Lindja e Mesme

Pesë persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit  “Stroke”, për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë zënë duke transportuar disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Sipas policisë të arrestuar gjatë rrugës që po i transportonin shtetasi e huaj, i kanë dhunuar fizikisht me qëllim që t’u vidhnin gjërat personale.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin ” Stroke”, si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit G. N., 23 vjeçar, Z. P., 32 vjeçar, K. N., 26 vjeçar, T. M., 39 vjeçar dhe A. D., 24 vjeçar, që të gjithë nga Shkodra”, njofton policia e shtetit.

Polica në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar tri automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.