Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Dhuna në familje, policia ndalon 4 persona

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar 4 persona për dhunë në familje, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, një person në Prishtinë është ndaluar pasi, nën ndikimin e alkoolit dyshohet se e ka ofenduar bashkëshorten e tij. I dyshuari, sipas policisë edhe më parë ka dhunuar fizikisht viktimën.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast i dhunës në familje është regjistruar edhe në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij. I dyshuari, sipas policisë është dërguar në mbajtje.

Një person është arrestuar në Ferizaj, i cili pas një mosmarrëveshje me nënën e tij, i revoltuar ka demoluar orenditë shtëpiake.

I dyshuari është përsëritës i veprimeve të tilla. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pejë, një nënë është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Sipas policisë i dyshuari ka sulmuar nënë e tij, pas një mosmarrëveshje duke i shkaktua lëndime trupore dhe është në arrati.

I dyshuari është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.