foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari pasi kanos babain e tij

Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 9 në Prishtinë.

Sipas policisë, i dyshuari ka kanosur babin e tij si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.