Akt i rëndë në Prishtinë, dy vajza të mitura viktima të dhunës seksuale

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë dje, ndërsa rastin ka ndodhur me 4 gusht, rreth orës 20:00.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar në dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy vajza të mitura.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimat do të dërgohen për ekzaminim mjekësor.