Podujevë: Autobusi me udhëtarë përplaset me furgonin

Një aksident trafiku mes një autobusi, një furgoni dhe dy veturave ka ndodhur para një ore në rrugën Prishtinë- Podujevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti.

“Në aksidenti janë përfshirë katër automjete, një autobus, një furgon dhe dy vetura. Deri më tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona”, tha Ahmeti.

Sipas informatave të Policisë, lëndimet e personave të lënduar janë të lehta.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut.