Podujevë, arrestohet për raportim të rremë në polici

Një person është arrestuar pasi kishte gënjyer në lidhje me një rast të vjedhjes.

Rasti ka ndodhur në Podujevë në orën 18:20.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.