Hana Xhemajli

Platforma ‘Kosovën që duam’  synon ndryshimet në shëndetësi

Me 23 maj të këtij viti është krijuar platforma “Kosova që duam”, e cila është një platformë nacionale për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë dëshirë  të jenë forca politike për ndryshime pozitive në vend, thotë Hana Xhemajli nga Fondacioni Frederik Stiftung.

Sipas saj kjo platformë fokusin e ka në disa fusha e njëra ndër ato është shëndetësia.

“Për shkak që shëndetësia ka probleme të panumërta me 23 Maj kemi bërë dhomat e të menduarit ku pjesë e saj kanë qenë shoqëria civile, studentë,  kushdo që ka dashur të marr pjesë, kanë qenë të ftuar ka zgjatur diku 5-6 orë ku në diskutim e sipër i kemi identifikuar disa prioritete që duhet të trajtohen. U morëm me sigurimet shëndetësore, e dijmë se çka është por nuk e dijmë se çka do të thotë për qytetarin e Kosovës”, tha Xhemajli.

Xhemajli thotë se konferenca i ka mbledhur rreth 300 persona që kanë participuar në tema të ndryshme. Ndërsa përkundër faktit që ka pasur ekspertë të shumtë tryezës nuk i është bashkangjitur Ministria e Shëndetësisë.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim, ftesën e kanë me qenë pjesëmarrës në tryezat tona deri më tani nuk kemi pas pjesëmarrës, ndoshta kanë marr pjesë në pjesën e parë e cila e ka bërë vetëm hapjen e konferencës. Mirëpo prej asaj dite kemi mbajtë edhe dy tryeza të ndryshme”, tha Xhemajli .

Xhemajli thotë se pjesë e kësaj platforme janë edhe akterë të ndryshëm në fushën e shëndetësisë.

“Pjesë kryesore e stafit është Ilir Hoxha, ish Ministri i Shëndetësisë  Ferid Agani, Arben Vitia, Talat Gjinolli, Sanije Xhemajli që janë pjesë prej themelimit të konferencës dhe janë pjesë aktive”.

Ajo tha se është ende herët të dalin me konkludime nga këto aktivitete sepse ka pak kohë që janë mbajtur tryezat, por sipas saj atje është folur nga ekspertët vendorë.

Ajo paralajmëron që të martën do të mbahet një tjetër tryezë me temën humbja e besimit në institucionet shëndetësore në vend, shkaqet dhe rrugëdaljet.

Edhe ky organizim ka për qëllim ngritjen e problemeve në fushën e shëndetësisë dhe mundësinë e nxjerrjes së   rekomandimeve konkrete për zgjidhjen e problemeve në shëndetësi.