Plani i Sheshelit për ‘Ngulfatjen’ e Shqiptarëve me Termocentrale

Ndërtimi i sa më shumë termocentraleve në Kosovë ishte një mënyrë që sipas tij do të ndihmonte në spastrimin etnik të Kosovës.

Ish-lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel në një intervistë për media serbe në vitin 1991 kishte shpalosur një ‘projekt’, që do t’i dëmtonte shqiptarët dhe pasuronte serbët në të njëjtën kohë.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, u transmetua intervista e Sheshelit ku ai deklarohej se çfarë planifikon t’u bëjë shqiptarëve të Kosovës

“Angazhohemi që menjëherë dhe krejt ku kjo është e mundur të hapen miniera të qymyrit në “Kosovë e Metohi” dhe të ndërtohen termocentrale…– aty ky janë koncentrimet më të dendura të popullatës “shiptare”; aty ku janë tokat e tyre pjellore; aty ku janë shtëpitë e tyre”, kishte thënë Shesheli.

Shesheli konsideronte se projekti i tij do të justifikonte dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

“Nëse thonë që jemi duke i dëbuar “shiptarët”- natyrisht që i dëbojmë, sepse jemi duke ndërtuar termocentrale, e termocentralet janë kusht për ngritje të standardit shoqëror. Nuk mund të prosperojmë ekonomikisht nëse nuk e bëjmë këtë gjë. Kjo bëhet në tërë botën dhe askush nuk mund të na e sheh për të madhe”, thoshte ai.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u trajtua ndotja e ajrit dhe ndërtimi i termocentralit ‘Kosova e Re’, duke përmbledhur diskutimet për këtë çështje në 10 vitet e fundit.

Ndërkaq në segmentin e dytë të emisionit, u transmetuan gënjeshtrat kryesore të vitit 2017 të cilat u matën nga KRYPOMETRI, që është një verifikues faktesh i çertifikuar ndërkombëtarisht.

Në kuadër të rrenave të dokumentuara në këtë emision listohen Kryetarët e Komunave që nuk kanë mbajtur premtimin e tyre për emërimin e grave drejtoresha.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: