Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Plani i Haradinajt për mbrojtjen e lumenjve dhe pyjeve

Ndotja e lumenjve të Kosovës dhe dëmtimi i pyjeve nga prerja e drunjve janë dy tema për të cilat Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron që duhet veprim i menjëhershëm.

Ai në një intervistë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se ishte prekur nga gjendja e lumenjve të Kosovës që u diskutua edhe ndërkombëtarisht siç ishte rasti me lumin ‘Erenik’, në Gjakovë.

“Për fat të keq nuk është vetëm Ereniku, mundem me tahanë që nuk ka një lum në Kosovë që nuk ka mbeturina të hedhura. Kam parë në të kaluarën disa komuna që kanë pasur kujdes, më vjen mirë që edhe në Gjakovë kanë reaguar por duhet të reagojmë të gjithë vendin”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu tha se duhet plan gjithëpërfshirës në trajtimin e mbeturinave ndërsa në lidhje me prerjen e pyjeve konsideroi që duhet vetëdijësim.

“E para po që nuk bën mo bërllog por duhet të krijohet një program për tu klasifikuar ërllogu dhe për tu bërë një program përpunues sepse përndryshe edhe nëse e hekim prej Erenikut prapë duhet me pasë një vend ku po e vendosim”, tha Haradinaj.

Haradinaj mori pjesë në konferencën për Javën e Zhvillimit të Qëndrushëm që trajton temat e ambientit.

Në pjesën e parë të këtij emisioni u shfaq intervista me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell që foli lidhur me marrëveshjen e ambasadës me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për punësime me meritë në poste publike.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: