Blerim Reka. Foto: Kallxo.com

Plani i Blerim Rekës: Maqedonia e Veriut të ketë patjetër nënkryetar jo-maqedon

Kandidati i pavarur për President të Maqedonisë së Veriut ka planifikuar skenaret në rastin kur do t’i fitonte zgjedhjet apo do t’i humbte.

Blerim Reka në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se nuk do të bënte tregti me votat e tij edhe nëse i humb zgjedhjet.

Megjithatë sipas tij ja vlen të negociohet për disa ndryshime kushtetuese në këtë shtet.

“Unë nuk bëj tregti me vota, kjo duhet të ndërpritet një herë e përgjithmonë. Me tregtinë e votës i kanë bërë presidentët maqedonë për disa interesa meskine, për tenderë, për pozita administrore e të tjera. Ne duhet ta negociojmë ndryshimin e Kushtetutës ku 20 për qindshi do të ndryshohej me fjalën  gjuha shqipe, që  të zyrtarizohet njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Ndërkaq ndryshimi i dytë sipas tij duhet të jetë ‘që të inaugurohet pozita e Nënkryetarit që duhet të jetë gjithmonë i dyti i votuar, jo-maqedon’.

Në këtë intervistë, Reka flet për politikën në Maqedoni, ai komenton edhe aktualitetin politik në Kosovë e Shqipëri.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

https://youtu.be/B3r30lni47w?t=2097

14 Mars 2019 - 20:54

Doruntina Baliu 14/03/2019 - 20:54
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend