Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur sonte me armë zjarri në kryeqytet.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, rasti është raportuar rreth orës 19:00.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Njësitet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat  e këtij rasti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor,

“Ndërkohë, personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga Policia”, tha zëdhënësja e Policisë.