Plagoset një person në Fushë Kosovë

Policia ka bërë të ditur se është plagosur një person në një objekt, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, sot rreth orës 17:00.

Policia ishte njoftuar se në një objekt, një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima mashkull Xh.B është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm. Mbështetur në informacionet e para dyshohet për shkrepje aksidentale të armës së zjarrit (arma e shkurtë) ndërkohë që po punohet për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.