foto: Ilustrim

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Korçë

Një 27-vjeçar është plagosur më armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Korçës në Shqipëri, ku i riu me iniciale R.M. është paraqitur në spital me plagë në këmbë.

“Më datë 17.03.2019, rreth orës 02:05, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi R.M., rreth 27 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia shqiptare.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ëve./21Media